Los Angeles Clippers pushton ‘AT&T Center në Texas dhe mposhti San Antonion me rezultatin 103-95 duke i dhënë fund serisë së 5 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të basketbollit.

Meritën për këtë fitore të Clippers e ka sidomos Tobias Harris i cili ishte shënuesi më i mirë për kalifornianët me 27 pikë edhe pse e nisi sfidën nga stoli. në krahun tjetër te Spurs nuk mjaftuan 30 pikët e 14 topat në tabelë të LaMarcus Aldridge për të evituar humbjen, ndërkohë që DeRozamn vazhdon të zhgënjejë dhe e mbylli këtë përballje të Spurs me vetëm 8 pikë të shënuara

Indiana e pati shumë të lehtë sfidën e saj me Charlotte që e mundi 120-95. Skuadra e Pacers e nisi vrullshëmn ndesjhjen duke e vendosur shumë shpejt diktatin në parket kjo edhe falë lojtarëve të tillë si Victor Oladipo dhe Domantas Sabonis të cilët nuk e lanë skuadrën e Hornets të luajë me ritëm në këtë sfidë ku këmba Walker nuk mundi dot të ndihmojë si zakonisht skuadrën e tij edhe pse ishte i fundit që u dorëzua duke shënuar një bilanc me 23 pikë dhe 7 assist. me këtë fitore Indiana përforcoi vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Charlotte duhet të mendojë që të mbrojë vendin e 8 kundrejt Detroit, pozicion që kualifikon skuadrat në playoff.

ndeshja më emocionuese e mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në Target Center në Minneapolis mes Minnesotës dhe Phoenix e fituar nga Timberwolves 116-114. Skuadra e Phoenix rezistoi gjatë gjithë ndeshjes kundrejt Minnesotës, por në sekondën e fundit Derrick Rose ndëshkoi Suns duke shënuar pikët e fitores për Minnesotën për ta mbyllur këtë ndeshje me 31 pikë në total, 29 nga të cilat i shënoi vetëm në pjesën e dytë të sfidës. me këtë rezultat Minnesota bën që Phoenix të zbresë në vendin e fundit në Konferencën e perëndimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA