Aeroplani më i madh në botë ka dalë në “pension” pas gjashtë fluturimeve testuese, pasi ndërtuesit e saj po përgatiten për të ndërtuar një model të ri komercial për ta ngritur në qiell në fillim të 2020-s.

Prototipi Airlander 10, një avion hibrid me heliumit i ndërtuar nga Hybrid Air Vehicles me qendër në Bedfordshire në Anglinë qendrore, ishte quajtur “bum-i fluturues” për shkak të formës së saj.

Varianti i saj “luksoz” u zbulua zyrtarisht në Farnborough Airshow në Mbretërinë e Bashkuar në korrik, pas një procesi zhvillimi që u godit nga disa pengesa, duke përfshirë një aksident gjatë uljes në fluturimin e dytë.

“Airlander-i” luksoz do të ketë dhoma gjumi, dhe një bar me dysheme prej xhami.

“Udhëtarët mund të pinë kokteje duke shijuar një pamje nga skaji në skaj dhe të jetojnë në kabina-suita dhe do të vizitojnë vende të të mrekullueshme, e të pavizituara më parë”, shprehet një zëdhënëse e kompanisë.

Ajo mund të arrijë një lartësi deri më 6,100 metra dhe do të zhvillojë ekspedita 3 ditore për maksimumi 19 pasagjerë për xhiro.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA