Seanca e Parlamentit të Maqedonisë ku duhej të shqyrtoheshin propozim-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, ishte caktuar te enjten, por nuk filloi as pas dy shtyrjeve nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, dhe në fund, u la për të premten.

Kjo për shkak se kryeministri Zoran Zaev nuk ka arritur një marrëveshje me Lëvizjen opozitare Besa të, dy votat e së cilës do të arrinin shumicën e kualifikuar prej dy të tretave të nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Këto ndryshime do të ndërrojnë emrin e vendit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, pastaj do të bëhen ndryshime të preambulës së Kushtetutës dhe se si do të figurojë shtetësia në dokumentet personale.

Për këto të fundit, opozita shqiptare kërkon që fjala “maqedonase” të mos përdoret për komunitetet jomaqedonase, por vetëm “qytetar i/e Republikës së Maqedonisë Veriore”. Kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që referenca “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” të përdoret për komunitetet “më të vogla si shqiptarët, turqit, serbët, etj”.

Por kjo duket ka luhatur ndonjë prej deputetëve të grupit të tetëshes së përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët dihej se do të votonin pro amendamenteve kushtetuese. Ata duan që të mbetet formulimi i arritur në Marrëveshjen e Prespës me argumentin se kjo do te forconte çështjen e identitetit maqedonas. Kryeministri maqedonas, thotë VOA, tani nuk është i sigurt se a do të arrihet shumica e nevojshme për votimin e këtyre ndryshimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA