“Gjermania e njeh përgjegjësinë e saj historike për krimet e kryera nga nazistët në Greqi”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të premten, në vizitën e parë të saj në Athinë që nga viti 2014.

“Ne e pranojmë përgjegjësinë tonë historike. Ne e dimë sesa shumë vuajtje, i kemi sjellë ne si Gjermani në kohën e nazizmit Greqisë. Ndaj, ky duhet të jetë një mësim për ne, që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të pasur marrëdhënie të mira me vendin tuaj dhe t’i ofrojmë njëri-tjetrit mbështetje për prosperitetin e ndërsjellë”, tha Merkel.

Tensionet në lidhje me pagimin e dëmeve të luftës nga ana e Berlinit janë të dukshme, me këtë të fundit që argumenton se çështja është zgjidhur në vitin 1960, në një marrëveshje me disa qeveri europiane.

Në vitin 2014, ish-presidenti Joakim Gauck u kërkoi ndjesë publike në emër të Gjermanisë familjeve të viktimave të nazistëve në malet veriore të Greqisë. Sidoqoftë, kërkesa për dëmshpërblim është përsëritur edhe nga ana e presidentit grek, pak para takimit me Kancelaren gjermane.

“Kërkesat tona mbi pagimin e dëmeve të luftës nga ana e Gjermanisë, për krimet e nazistëve në Greqi, janë ligjërisht aktive dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Kjo duhet zgjidhur në instancat e duhura”, tha Prokopis Pavlopoulos, president i Greqisë.

Para presidentit, Kancelarja Merkel u takua me kryeministrin Alexis Tsipras, ku ajo vlerësoi sakrificat që bënë grekët gjatë krizës ekonomike të vendit në vitet 2010-2014. Ajo përshëndeti po ashtu edhe marrëveshjen për emrin e fqinjit verior të Greqisë, Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA