Të mërkurën kanë nisur në Shkup diskutimet rreth fazës së tretë dhe finale të ndryshimeve kushtetuese.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seanca u zhvillua pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por mazhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment siç u shpreh ai historik për vendin.

“Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedonas për përdorim të përgjithshëm më në fund. Gjuha maqedonase do të flitet lirshëm gjithkund”, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në paraqitjen e tij para deputetëve.

Kryeministri u bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e atyre që Maqedoninë do ta dërgojnë në familjen Europiane.

“Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjidhni në mes të ardhmes europiane dhe izolimit.

Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore”- porositi mes tjerash nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA