Foto ilustruese

Kosova është në darën e të ftohtit dhe të dëborës. Vështirësitë më të mëdha po i ndiejnë drejtuesit e automjeteve; reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që gjendja nëpër rrugë të vështirësohet së tepërmi.

Kalimi në autostradën Prishtinë-Ferizaj është kthyer në një sfidë të vërtetë, ndërkohë që qytetarët janë ankuar për rrugë të papastruara nga bora.

Temperaturat në Kosovë kanë zbritur këto dite në minus 15 gradë Celsius dhe gjate 24 orëve të fundit, reshjet e dëborës nuk kanë ndaluar.

Fundjava sipas sinoptikanëve, do te sjelle serish acar; edhe pse moti sipas tyre mund te kete nje stabilizim gjate dites se sotme, e premtja do te sjellë një përkeqësim të ri.

Malësia e Shkupit ndërkohë vazhdon të mbetet e bllokuar nga dëbora. Banorët e fshatrave malore Brezë, Malinë dhe Tanushë thonë se u mungon ushqimi.

Ata ankohen se as pushteti lokal dhe as ai qendror nuk po interesohen për gjendjen e tyre dhe se apelet qe kanë lëshuar deri tani, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Në Tetovë ka pasur vështirësi qarkullimi, e thuajse në të gjitha zonat rurale, rrugët kanë qenë pjesërisht të kalueshme. Shërbimi meteorologjik i BBC-se thotë se në pjesë të ndryshme të Europës, autoritetet kanë dhënë alarmin e kuq nga dëbora.

Më problematike situata sipas eksperteve të BBC-së do të paraqitet në Gjermani, Austri e Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA