Lezhë, prej së martës 6 fshatra të bllokuar
10/01/2019 12:44
Moti i keq që ka pushtuar vendin ka bllokuar disa fshatra, kryesisht në zonën verilindore të Shqipërisë.
Mësohet se në Lezhë, prej mbrëmjes të së martës, si pasojë e reshjeve të borës janë të bllokuar fshatrat Ungrej, Kalivac, Fregen, Kalur, Kashnjet dhe Gjobardhaj.
Rruga e Kreshtës që të dërgon drejt këtyre zonave është e pakalueshme. Banorët e këtyre zonave ankohen se deri më tani janë harruar nga shteti.
Top Channel