Moderatorja e njohur sërish në pritje të ëmbël, ja mesazhi i së bijës që e përloti në studio

09/01/2019 19:08

Moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare, Ermira Çausholli, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të ndarë lajmin e pritjes së ëmbël.

Vetëm një javë larg nga hyrja në muajin e gjatë të shtatzënisë, Ermira zbuloi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një motër për tre vajzat e saj më të rritura.

Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt, madje theksoi se si ajo dhe bashkëshorti janë pro familjeve të mëdha dhe fëmijëve, pa u ndikuar absolutisht në gjininë e tyre.

Përpos bisedës së ëmbël në studio nuk munguan as surprizat, pasi vajza e madhe, Gea, e përshëndeti me një videomesazh nga Austria.

Mjaftuan vetëm pak sekonda pas shfaqjes së fytyrës së të bijës në ekran dhe Ermira u përlot, duke treguar se sa shumë e lidhur është me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA