Tirana e priti ndërrimin e viteve, kur akrepat e orës shënuan 00:00, me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.

Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare, të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës, duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Edhe një nga mediet më të njohura austriake, “ORF.at”, e cila është e njohur në të gjithë Europën, ka publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës, të mbuluar nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.

Fotoja e agjencisë franceze të lajmeve “AFP” ka dalë gjithashtu si foto e javës edhe te faqja e njohur në të gjithë botën, “MSN.com”.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA