Venera Lumani dhe Lind Islami ishin dy nga të ftuarit e takimit special të fundvitit në “Ftesë në Pesë”, me Bieta Sulon.

Në një bisedë të këndshme, të shoqëruar me urime të sinqerta për Vitin e Ri, ata lanë të kuptohet se ky vit që po lëmë pas ka shënuar suksese të shumta për ta, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Vlen të kujtojmë se ky ishte një vit mjaft i rëndësishëm për çiftin, të cilët jo më larg se ketë verë celebruan fejesën.

Duke marrë shkas nga marrëdhënia e ngushtë mes tyre, Bieta i pyeti për fjalën që ia kanë thënë më shpesh njëri-tjetrit gjatë këtij viti, por nuk ishte ajo që mund të na shkojë drejtpërdrejt ndërmend.

Venera pranoi se “xhan” është padyshim fjala e tyre, ndërkohë Lindi nuk ngurroi të ndërhynte për të përmendur një tjetër fjalë, që po ashtu e thonë shpesh.

“Ose zgjohu”, shtoi ai, duke iu referuar zgjimeve herët në mëngjes, të cilat ishin pak problem për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA