Zbulime të reja mbi trurin njerëzor tregojnë kufizimet e arsyes.
Kapaciteti njerëzor për të arsyetuar mund të ketë të bëjë më shumë me argumentet fituese se sa me mendimin e qartë. Në vitin 1975, kërkuesit e universitetit Stanford, ftuan një grup studentësh të merrnin pjesë në një studim për vetëvrasjen. Ata u prezantuan me nga dy letra vetëvrasjeje. Njëra e shkruar nga një individ i rëndomtë, tjetra nga një person që më pas vërtetë ishte vetëvrarë. Studentëve më pas iu kërkua të bënin dallimin mes letrës së vërtetë dhe asaj të rreme. Mes këtij kërkimi u pa se disa studentë ishin gjeni për këtë detyrë. Nga 25 cifte letrash, ata identifikuan në mënyrë të saktë, atë të vërtetën 24 herë. Të tjerët, zbuluan se nuk kishin shpresë. Ata identifikuan letrën e vërtetë në vetëm 10 raste. Sic ndodh shpesh me studimet psikologjike, i gjithë projekti u mbyll në një sirtar. Edhe pse gjysma e letrave ishin në fakt të vërteta, ishin marrë nga morgu i Los Angelosit, rezultatet ishin fiktive. Studentët që iu tha se patën të drejtë në shumicën e rasteve, ishin jo më shumë të mprehtë se sa ata që iu tha se kryesisht kishin gabuar. Në fazën e dytë të studimit, mprehtësia u zbulua. Studentëve iu tha se qëllimi i eksperimentit ishte të vlerësonin përgjigjet e tyre me mendimin nëse kishin të drejtë apo jo. Edhe këtë radhë, rezultatet jo të qëndrueshme. Më në fund, studentëve iu kërkua të vlerësonin sa letra vetëvrasjeje ata kishin kategorizuar saktë dhe sa ata mendonin se një student mesatar do të kategorizonte në mënyrë korrekte. Në këtë pikë, dicka kurioze ndodhi. Studentët në grupin e më të vlerësuarve, thanë se ata mendonin se ishin përgjigjur më mirë se sa studentët mesatarë, edhe pse, sic u ishte thënë, nuk kishin baza për ta besuar këtë. Ndërsa ata që ishin përcaktuar në grupin me rezultate më të ulëta thanë se ata mendonin se kishin dalë më keq se cdo të dilte një student mesatar, një konkluzion që ishte po ashtu i pabazë.
Pasi janë formuar – vëzhgojnë kërkuesit- përshtypjet janë të qëndrueshme. Disa vite më vonë, një grup i ri studentësh të Stanfordit u rekrutuan për një studim të ngjashëm. Studentëve iu dhanë informacione për dy zjarrfikës, Frank K dhe George H. Në dokumentat e Frankut, thuhej vec të tjerash se ai kishte një vajzë të vogël dhe pëlqente zhytjet. George kishte një djalë të vogël dhe luante golf. Pakot përfshinin edhe përgjigjet e të dy atyre në atë që kërkuesit e quanin testin e zgjedhjes së rrezikshme dhe konservatore. Sipas njërit version të paketës, Frank ishte një zjarrfikës i suksesshëm që në test, thuajse gjithmonë kishte zgjedhur opsionin më të sigurt. Në versionin tjetër, Frank po ashtu zgjidhte opsionin më të sigurt por ai ishte një zjarrfikës aspak shembullor që ishte paralajmëruar nga eprorët disa herë. Edhe një herë, gjatë studimit, studentëve iu tha se ishin keqinformuar dhe se informacioni që ata kishin marrë ishte tërësisht i sajuar. Studentëve iu kërkua më pas të përshkruanin atë që ata vetë mendonin. Cfarë lloj sjelljeje kundrejt rrezikut ata mendonin se duhet të kishte një zjarrfikës i suksesshëm… Studentët që morën paketën e parë, menduan se ai do ta evitonte rrezikun. Studentët në grupin e dytë menduan se ai do ta kishte përqafuar atë. Edhe pas provave se besimet e tyre ishin totalisht të gabuara, njerëzit dështojnë të rishikojnë sic duhet besimet e tyre – vunë re kërkuesit. Studimet e Stanfordit u bënë të famshme. Konstatimi se njerëzit nuk mund të mendojnë qartë ishte shokues. Por tani, nuk është më kështu…Mijëra eksperimente pasuan dhe kanë konfirmuar këto përfundime. Ashtu sic shumëkush e di, cdo student me një dërrasë të zezë mund të demonstrojë se njerëz në dukje të arsyeshëm janë shpesh herë irracionalë. Rrallë herë ky këndvështrim është dukur më i rëndësishëm se sa tani. Sidoqoftë, një enigmë mbetet ende…si u bëmë ne të tillë…?
Arsyeja, na është thënë prej kohësh, është ajo që na bën humanoidë, burimi i dijes dhe mençurisë sonë. Po lind pyetja, nëse arsyeja është aq e dobishme, përse nuk u zhvillua te kafshët apo kudo tjetër që frymojnë? Nëse arsyeja është kaq e cmueshme, përse prodhojmë kaq shumë absurditetete në cdo hap njerëzor dhe kaq pak momente të arsyeshme? Në vlerësimin e tyre novator të evolucionit dhe të funksionimit të arsyes, Hugo Mercier dhe Dan Sperber studiues të biologjisë molekulare, u nisën për të zgjidhur këtë enigmë të dyfishtë. Arsyeja, argumentojnë ata mbështetur në hulumtimet mes dëshmive të jetës reale dhe asaj eksperimentale, nuk mund të jetë funksionale për një jetë të vetmuari, nëse duam të arrijmë në vendime më të mira për të ardhmen. Cfarë arsyeja na ndihmon është ajo se si mund të justifikojmë vendimet dhe veprimet tona ndaj të tjerëve; duke i bindur ata nëpërmjet argumentimit dhe justifikimit racional. Hugo Mercier dhe Dan Sperber vendosën të eksperimentojnë e të sjellin përfundimet e tyre në një studim me titullin “Enigma e arsyes; ”. Mercier, që punon në një institut kërkimesh në Lion dhe Sperber, tani me bazë në Universitetin Qendror Evropian, në Budapest, nënvizojnë se arsyeja është një tipar që ka evoluar, si bipedalizmi apo vizioni tre ngjyrësh. Argumentet e Mercier dhe Sperber janë pak a shumë si vijon: avantazhi më i madh i njerëzve mbi speciet e tjera është aftësia për të bashkëpunuar. Bashkëpunimi është i vështirë për t’u vendosur dhe ruajtur. Arsyeja është zhvilluar jo për të na mundësuar ne të zgjidhim problemet abstrakte, logjike apo për të na ndihmuar që të nxjerrim konkluzione nga të dhëna jo familjare, e madje nuk është zhvilluar as për të zgjidhur problemet e parashtruara nga jetesa në grupe bashkëpunuese. Arsyeja është një adoptim që njerëzit hipersocial kanë zhvilluar për vetveten”, shprehen ndër të tjera autorët e librit “Enigma e arsyes” Mercier dhe Sperber.
Monika Stafa
Top Channel