Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e nisi me një minutë heshtje takimin e mëngjesit në nderim të policit të vrarë një ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me një plaçkitës në një bankë në perëndim të Kosovës.

Policia ka vënë në pranga dy persona sit e dyshuar për përfshirje në ngjarjen e  rendë. Njeri prej tyre është vëllai i autorit të tentativës për grabitje dhe pengmarrjes së dy personave, Kamer Metaj, një 50 vjeçar me të shkuar kriminale në Gjermani.

Metaj mbeti gjithashtu i vrarë në përballjen me forcat e rendit. polici i vrarë është Izet Demaj, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Dëshmitarët në bankë tregojnë se grabitësi ka pasur me vete një bombe dhe një kallashnikov, por pavarësisht kërcënimeve te tij, punonjësit e bankës kanë arritur ta shtypin alarmin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA