Pasditen e sotme studio e “Ftesë në Pesë” mikëpriti heroin kombëtar Skëndërbeun, në versionin më të mirë të sjellë nga regjisori dhe skulptori Llesh Biba.

Ai bëri një hyrje madhështore, duke mbajtur në duar flamurin e Shqipërisë për t’ia dhënë moderatores Bieta Sulo, e cila gjatë gjithë bisedës u shndërrua në Donikën e Skëndërbeut.

Ashtu siç i takon gruas së një heori madhështor, Donika u stolis me kurora e varëse të florinjta, për të vazhduar ashtu bisedën plot të qeshura dhe batuta .

Skënderbeu nuk mund të largohej nga studio pa i dhënë disa porosi Donikës, e duhet thënë se meraku më i madh ishte lindja e sa më shumë fëmijëve, mundëisht 12 djem për t’i shërbyer atdheut.

Top Channel