Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, e ka kaluar në parim projektligjin për buxhetin e e vitit 2019 i cili është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro.

Për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave janë ndarë 100.798.791 Euro, për shëndetësinë 118.042.137 euro, për arsimin 207.688.656, për FSK-në 54,574,838 euro dhe për ndihmat sociale 30,102,854 euro. Ky projektbuxhet nuk u mbështet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo mori përkrahjen e subjektit opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Sejdiu, gjithashtu, kërkoi shkarkimin e ministrit serb të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, që sipas tij, do të funksionalizohej ky dikaster dhe do t’i shërbente betejës për zëvendësimin e produkteve të importuara.

Sipas Partisë Socialdemokrate, Projekt-buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2019 është shumë i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Janë plotë 465 milion euro në të për skema të tilla. Zyrtarët e PSD-së kërkuan reduktimin e kësaj ngarkese buxhetore, në mënyrë që mjetet të kanalizohen në çështje të arsimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA