I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishte shefi i njohur i kuzhinës Gëzim Musliaka.

Ai ndau eksperiencën e tij në eventin gastro-kulturor “Gastronomia tradicionale shqiptare”, organizuar në Bratislavë të Sllovakisë.

Gjatë bisedës në studio, shefi i njohur zbuloi katër pjatat me të cilat u përfaqësua kuzhina jonë, duke nisur me fileton me te brendshmet e pulës dhe patatet, tavën e Elbasanit, fërgesën dhe revaninë.

Shef Gëzimi u ndal pak më tepër të tava e Elbasanit, duke e cilësuar një pjatë autoktone shqiptare. Sipas tij kjo ishte pjata e kërkuar nga Ismail Qemali pas ngritjes së flamurit në Vlorë, ndaj edhe njihet si “Pjata e Pavarësisë”.

Top Channel