Dy ditë më parë, gjatë një takimi informal që patën me kryebashkiakun Erion Veliaj, disa banorë të Astirit, kryesisht të ardhur nga zonat jugore të vendit, si Skrapari, Tepelena apo Korça i dhanë fjalën se do t’i prishnin vetë ndërtimet pa leje për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe.

Sot, ata e kanë mbajtur fjalën dhe kanë nisur vetë, në mënyrë vullnetare të bëjnë zhvendosjen e orendive dhe materialeve të tjera nga objektet që posedojnë për t’i hapur rrugë më pas prishjes së tyre nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë që paralelisht me këtë, IMT ka vijuar normalisht punën duke prishur edhe gjatë paradites së sotme disa objekte të tjera përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA