Franca po përgatitet për t’u përballur me një tjetër për një valë të protestave potencialisht të dhunshme të shtunën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron planifikoi të adresojë javën e ardhshme popullin mbi tërbimin publik me koston e lartë të jetesës.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se revolta 3-javëshe e “jelekëve të verdhë” kishte “krijuar një përbindësh” dhe u zotua se policia nuk do të toleronte më dhunën, me pjesën më të madhe të Parisit të bllokuar dhe plot 89 mijë policë të angazhuar në mbarë vendin.

Castaner paralajmëroi se radikalët ndoshta do të depërtojnë përsëri në protestën e lëvizjes, në një reagim ndaj kostove të larta të jetesës, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë revolta po shkon drejt vetë Macron, i cili ka miratuar një sërë ligjesh fiskale, ku favorizon të pasurit.

“Këto tri javët e fundit kanë krijuar një përbindësh,” u tha Castaner gazetarëve. “Forcat tona të sigurisë do të përgjigjen me vendosmëri dhe nuk do të kem asnjë tolerancë për këdo që e kapitalizon shqetësimin e qytetarëve tanë”.

Rreth 89,000 policë do të jenë në detyrë në mbarë vendin për të parandaluar një përsëritje të veprimeve shkatërruese të së shtunës së kaluar në rrethet ekskluzive qendrore të Parisit. Policia në Paris do të mbështetet nga automjete të blinduara, të pajisura për të pastruar barrikadat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA