Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Qeveria amerikane duket se ka arritur një marrëveshje me atë të Meksikës në lidhje me karvanin e emigrantëve që po marshon në këmbë, e nisur nga Hondurasi dhe El Salvadori.
Sipas marrëveshjes së re, emigrantët do të aplikojnë për azil në SHBA, për të cilën janë nisur, por që nga territori i Meksikës. Dhe përgjigjen pas shqyrtimit të kërkesës për azil do ta presin po në Meksikë.
Marrëveshja u pohua nga ministrja e brendshme e Meksikës, Olga Sançez Kordero, anëtare e administratës së presidentit të ri që do të vijë në pushtet më 1 dhjetor.
Edhe pse asgjë nuk është dakordësuar ende zyrtarisht, administrata amerikane e sheh si një arritje të madhe në lidhje me problemin në fjalë.
Ndërkohë, emigrantët e karvanit nuk e kanë pasur jetën të lehtë as në Meksikë. Në qytetin e Tihuanas ka pasur protesta të ashpra nga banorët, të cilët ishin kundër vendosjes së tyre nëpër kampe. Ata u përballën me policinë, me tabela në duar: “Nuk ju duam këtu!”
Kryetari i bashkisë së Tihuanës ka bërë thirrje për ndihmë, pas mbërritjes së 5000 emigrantëve, duke shtuar: “Nuk do të përdor paratë e popullit të Tihuanës për ata”.
Top Channel