Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës ishin të ftuar edhe një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.

Prej vitesh në tregun muzikor, Sinani na ka lënë të kuptojmë që veç argëtimit që dhuron me anë të muzikës është një nga personazhet me shumë humor.

Një nga sfidat e realizuara nga Luana dhe stafi i saj për çiftin kishte të bënte me biseda të ndryshme të bëra në krevatin e supozuar martesor që u vendos në studio.

Sfida na tregoi që ata vërtetë janë të ndryshëm si tipa por shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu kuptuam që Sinani ndërhyn shumë kur flet Andrra pasi ajo e ka pak të vështirë artikulimin. Mësuam që nëse zgjohet djali natën, sado i lodhur të jetë Sinani vihet në shërbim të tij. Marrëdhënia me të afërmit mes tyre është shumë e mirë nisur nga fakti që bënë humor nga të dyja palët. Mësuam gjithashtu që Andrra ndonjëherë behet xheloze nisur edhe nga koncertet e shumta të Sinanit.

Top Channel