Të lënduarit e protestës si protestuesit ashtu edhe policët ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë kurime. Atje kanë shkuar edhe forcat e policisë që shoqëruan disa persona, por edhe prokurorët që nisën menjëherë hetim për ngjarjen.
Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 13 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se protestuesit e lënduar janë: Adelina Shehu, Adem Cara, Lindita Protoduari.
Nga Spitali i Traumës bëhet me dije se në gjendje më të rëndë ka qenë një efektive e repartit “Shqiponja”, të cilës i janë këputur 2 gishta dhe i është dëmtuar një gisht i tretë.
Top Channel