22-vjeçarja Emelle Lewis, pati një çrregullim të ushqimit në moshën 15-vjeçare teksa ndihej e “shëndoshë dhe e shëmtuar”.

E vendosur për të qenë e dobët, adoleshentja nga Huddersfield të Anglisë, u anëtarësua në palestër, por në përpjekje për rezultate sa më të shpejta ajo ushqehej vetëm me ushqime vegjetariane.

E ndërsa vitet kalonin, ajo bëhej gjithnjë e më e dobët deri në momentin që trupi saj refuzonte ushqimin dhe Emelle Lewis përfundoj të ishte vetëm kockë e lëkurë.

Për këtë arsye ajo përfundoi 7 herë në spital dhe duhej ndërhyrja e një psikologu që ajo të kuptonte se sa gabim ishte dhe se ishte e nevojshme që të ndryshonte urgjentisht dietë.

Sot ajo ka një trup perfekt dhe për të cilin shumë femra bëhen xheloze, e normalisht pëlqehet nga shumë meshkuj.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel