Londinezët i vënë emra të çuditshme ndërtesave moderne e të veçanta që ndërtohen në qytetin e tyre.

Të parën e quajtën Gherkin (kastravec turshi), pastaj “Walkie-Talkie” (radio komunikimi), dhe “Grirëse djathi” . Më e fundit duket se do të quhet Tulipan.

Arkitektët britanikë “Foster+Partners” zbuluan projektin e kullës 305 metra, e dyta më e larta në kryeqytetin britanik.

Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2020 e të mbarojë në vitin 2025.

Tulipani do të jetë përkrah Gherkinit, që është ndërtuar nga e njëjta kompani. Ndryshimi është se kjo e fundit nuk do të jetë qendër me hapësira tregtare, por ndërtesë e përkushtuar për veprimtari kulturore dhe edukimi.

Pjesa e sipërme, e mbuluar me xhama, do të ketë galeri, bare e restorante, si dhe pamje 360-gradë të qytetit. Skema do të financohet nga Jacob J Safra, i cili është pronar edhe i Gherkin-it.

FOTO GALERI
4/10
Më e fundit duket se do të quhet Tulipan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA