Lleshi, takim me strukturat e policisë në Berat
20/11/2018 18:49
Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm, zhvilloi një takim me strukturat vendore të Policisë së Qarkut të Beratit.
Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Me mjetin e Ministrisë së Brendshme, Lleshi është futur direkt në mjediset e komisariatit të Policisë Berat, duke shmangur kontaktet me gazetarët.
Lleshi mësohet se është takuar me drejtuesit e komisariateve të Policisë Berat, Kuçovë e Skrapar, ndërsa ka biseduar me ta për më shumë se 1 orë.
Top Channel