Fjolla Morina thotë disa të vërteta me “goditje” për koleget

17/11/2018 22:53

Një nga të ftuarat e moderatores dhe autores së programit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca të kësaj të shtune ishte edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Me çiltërsinë që e njohin të gjithë, Fjolla u bë pjesë e disa lojrave në program, por sfida që e vuri përballë kolegeve na bëri të kuptojmë edhe një herë që është një nga vajzat më të çiltra të showbizit që i thotë gjërat troç dhe pa komplekse.

Fjolla prandoi të përgjigjej me anë të pushkës me bojë se çfarë mendon për koleget e saj këngëtare.

Pasi tregoi hapur simpatinë për vokalin e Encës dhe miqësinë me Afërdita Dreshaj po aq hapur tregoi se cila per tyre kopjon më shumë duke zgjedhur Nora Istrefin.

Personazhi me më shumë operacione plastike është Adelina Ismajli, sipas saj, dhe ajo që duhet të lërë muzikën, që nuk do bashkëpunonte kurrë e që bën më shumë thashetheme është Tuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA