Ben Wolfgram, pronar i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e tij për Krishtlindje jo me para, por me armë.

Ai u ka dhënë nga një kupon, me të cilin punonjësit kanë të drejtë të blejnë çfarë arme të duan. Por më parë duhet të kenë ndjekur kurs profesional për përdorimin e armës.

“Doja të merrnin si shpërblim diçka që u mbetet dhe u rrit vlerat, jo thjesht para që t’i lënë duke paguar fatura”, thotë ai.

Shumica e stafit e mirëpriti shpërblimin e Krishtlindjeve me gëzim, edhe pse disa refuzuan fillimisht. Ngurruesit ndërruan mendje pasi bënë kursin e përdorimit të armëve.

Vajzat e pyetura nëse u dukej ide e mirë shpërblimi, thonë se të pasurit armë i bëjnë të ndihen më të sigurta: “Nuk i dihet kurrë. Nuk kemi pse të jemi viktima.”

Shumica e amerikanëve kanë deklaruar nëpër sondazhe të ndryshme se të pasurit armë i bën të ndihen më të sigurt. Por në të njëjtën kohë, niveli i vrasjeve me armë zjarri në Amerikë është tepër i lartë; jo vetëm në krahasim me Europën perëndimore, por edhe me Europën lindore e Ballkanin.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA