Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Klos të Cërrikut.
Policia bën të ditur se shtetasi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtuar mjetin tip “Iveko” me targa AA 576 MY, ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë të tërhequr nga kafshë.
Si pasojë e aksidentit shtetasi R.Xh., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.
Top Channel