Mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 21:00, Top Channel nis transmetimin e serialit “Baroni i zi”.

Një histori plot të papritura e situata të paparashikuara, me skenariste e krijuese Eric Benzenkri dhe Jean-Baptiste Delafon, si dhe me regjisor Ziad Doueiri. Ajo tregon betejën politike dhe juridike të Filip Rikvert, i cili është njëkohësisht kryetar bashkie i një qyteti në veri të Francës dhe deputet në Parlamentin francez.

Midis dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, e ardhmja e Rikvert shembet, kur mentori i tij, kandidati për partinë kryesore të majtë, e sakrifikon atë për të shpëtuar fushatën e tij. I vendosur për t’u futur përsëri në lojë, Rikvertit do t’i duhet të përdorë zgjedhje të ndryshme, për t’i dhënë një shtysë jetës së tij politike.

Në luftën e tij për hakmarrje ndaj njeriut që e tradhtoi atë, ai do të arrijë të forcojë një aleancë të paparë me këshilltarin më të afërt të kundërshtarit të tij të ri.

Sa i nevojshëm, po aq i pakontrollueshëm; sa mashtrues, aq edhe i sinqertë, Rikvert di të ndërtojë miqësi në të gjitha sferat e shoqërisë, si me policinë, ashtu dhe me botën kriminale.

Jeta e tij është një kaos i organizuar magjepsës, një betejë e përditshme kundër armiqve të tij dhe djajve të tij të brendshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA