Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Paskal Milo: Specialja u ngrit nën presionin e SHBA dhe BE, vendimi i sotëm është rrjedhojë e një kalkulimi gjeopolitik për të afruar Serbinë me Perëndimin 16/09 22:42
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi të hënën se “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave”.
“Çdo ditë në liri, ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama”, u shpreh Spaho.
Nënkryetari i PD-së shtoi se “mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.
“Nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”, shtoi Spaho.
Top Channel