Një tigër, i cili mendohet të jetë përgjegjës për vdekjen e 13 personave në Indi, është vrarë nga një gjahtar me një plumb të vetëm.

Kafsha, e njohur ndryshe si “T-1”, që fshihej në pyjet e Maharashtra, u qëllua pasi tentoi të sulmonte një rojtar pylli që e goditi me një shigjetë me efekt qetësues, por që nuk arriti ta ndalte.

Çfarë e bën më interesante ngjarjen, është fakti se tigri femër, është futur në kurth nga Aghar Ali Khan, (djali i gjahtarit më të famshëm në Indi, Nawab Shafath Ali Khan) duke përdorur një parfum për meshkuj të Calvin Klein.

Sipas ekspertëve parfumi përmban “civetone”, një përbërës që i tërheq gjithmonë tigrat.

Banorët e fshatit festuan vrasjen e tigrit me fishekzjarre, por organizata për mbrojtjen e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si jo etike, raporton “New York Times”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA