Katër zyrtarë të policisë greke, së bashku me oficerin e kontaktit në Tiranë, pasditen e së premtes mbërritën në Shqipëri dhe zhvilluan një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kryefjalë e diskutimeve të delegacionit grek ishte ngjarja e së dielës së kaluar në Bularat, ku RENEA, gjatë një aksioni qëlloi për vdekje minoritarin Kostandinos Kaçifa.

Sipas burimeve, oficerët grekë kanë kërkuar infomacion të detajuar mbi operacionin e forcave speciale, si dhe kanë ngritur pretedimet e tyre për të marrë pjesë në hetim.

Nga ana tjetër, kryepolici shqiptar ka shpjeguar të gjithë procedurat e ndjekura për neutralizimin e personit të armatosur, si dhe dinamikën e ngjarjes.

Lexoni edhe:
Familarët e Kostandinit kërkojnë trupin: Politika mos e përdorë ngjarjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA