Edhe pse karvani i emigrantëve është 1500 kilometra larg, 7000 trupa të ushtrisë amerikane janë vendosur tashmë në kufi dhe kanë nisur të vënë në zbatim planin për t’i penguar.

Karavani fillestar është ndarë në katër karavane të ndryshme tashmë. Grupi më i madh ka rreth 4000 emigrantë.

Një javë më parë, Pentagoni miratoi kërkesën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, për të dërguar trupa në kufi.

3500 ushtarë janë vendosur në jugperëndim, 2250 në Teksas, 1100 marinsa në Kaliforni dhe më pak se 200 në Arizona.

Trump tha që ushtria mund t’i qëllojë emigrantët që do të tregohen të dhunshëm. Më pas e ndryshoi deklaratën e tha që mund të burgosen për shumë kohë.

Policia ushtarake do të jetë e armatosur në kufi, por me situatat e dhunshme do të përballet pa mjete vdekjeprurëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA