Flamuri i kanakëve, buzë brigjeve të Kaledonias së Re

Ishujt francezë të Kaledonias së Re në Paqësor pritet të votojnë mbi sovranitetin e tyre këtë të dielë, plot 30 vite pas periudhës së trazirave.

Territori, që kanë një popullsi prej 269 mijë banorësh, ka pasur përçarje të thella mes indigjenëve të njohur si “Kanaks” dhe europianëve që jetojnë atje.

Një marrëveshje e arritur në vitin 1988, “Akordi Matignon”, propozoi fundin e sundimit të drejtpërdrejtë nga Parisi dhe mbajtjen e një votimi për pavarësi në vitin 1998. Votimi u shty më tej për në vitin 2018.

Edhe nëse nga rezultatet del një votë “jo”, ka ende mundësi për të thirrur mbajtjen e dy referendumeve të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA