Në këto moment ka rifilluar seanca gjyqësore në gjykatën e Tiranës, ku prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Ervis Martinin, nga 30 ditë me afat, në arrest me burg.

Prokuroria ka sjellë një dosje tepër voluminoze ndaj Martinit, ku përveç provave të reja që kanë të bëjnë me ngjarjen e përgjakshme në një lokal në zonën e bllokut mbrëmjen e 4 tetorit, organi i akuzës ka kryer edhe një hetim finaciar të aktiviteteve dhe transakasioneve financiare të Martinit.

Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte e çastit, por e paramenduar, pasi nga përgjimet telefonike, Ervis Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali madje të merrnin dhe armë me vete.

Përveç akuzës së vrasjes për këtë ngjarje, Martini do të akzuohet edhe për fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shmangie të tatimeve, pasi janë kosntatuar transferta dhe transaksione në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara.

Top Channel