Një shtetas 66-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit pasi duke drejtuar mjetin tip Renault është përplasur me një mjet të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Kraps”. Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel