Foto arkiv

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është aksidentuar pasditen e sotme me motor në Bradashesh të Elbasanit.

Policia bën të ditur se shtetasi F.K, banues në Bradashesh, ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Top Channel