Nga Ardi Pulaj

BBC vjen me një tjetër mbulim për Shqipërinë, për një temë që e ka trajtuar për të një njëqindtën herë: bunkerët e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Në kuadër të temave shabllon dhe të përsëritura për Shqipërinë, si virgjëreshat e përbetuara, gjakmarrja, besa, BBC kësaj here fokusohet edhe një herë te frika e udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, si arsyeja kryesore e ndërtimit të bunkerëve, që ende ekzistojnë në Shqipëri.

Gazetari Stephen Dowling shkruan se bunkerët në bregdetin e Vlorës vazhdojnë të ndotin rrethinat, si statuja të pashkulura nga plazhet e braktisura.

Ekipi i BBC-së gjithashtu viziton edhe zona të tjera të vendit, ku ka bunkerë, të cilët për publikun britanik janë identifikuesit kryesorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm nga fakti se në BBC, dhe jo vetëm, janë prezantuar me qindra herë.

FOTO GALERI
5/5
Foto: Stephen Dowling

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA