Në një dhomë betoni, pa dritare, formohet ajo që mund të quhet një version i vogël i ferrit në tokë.

Brenda kësaj ndërtese betoni, shkencëtarët në Ohajo të SHBA-ve kanë ndërtuar një dhomë 14-tonëshe prej çeliku ku rikrijojnë atmosferën mbytëse, helmuese dhe përcëlluese të Afërditës, planetit që dikur ka qenë i banueshëm, binjak i tokës, e ku gjërat kanë shkuar ters.

Qëllimi i studimit është për të zbuluar se çfarë mund të dërgojnë njerëzit në Afërditë e që të rezistojë pa u bërë hi. Sonda e dërguar nga NASA në vitin 1982, e quajtur Venera 13, mbijetoi për vetëm 2 orë. Japonia është i vetmi vend që ka dërguar një mjet hapësinor, por vetëm në orbitën e Afërditës, dhe ai mbërriti aty pesë vite me vonesë.

“Është vërtet si ferr”, thotë Gustavo Kosta, shkencëtari që po punon te “Qendra e Kërkimeve Glen” ku ndodhet kjo dhomë e quajtur “GEER”. Projekti është ngritur nga NASA dhe ka pesë vite që i zhvillon këto kërkime shkencore.

Pasi krijojnë atmosferën përcëlluese, shkencëtarët fusin brenda metale të ndryshme, qeramikë, tela, rrjeta e pajisje elektronike, për të kuptua se çfarë do të ndodhte sikur njerëzit të dërgonin robotë atje.

FOTO GALERI
3/4
Pasi krijojnë atmosferën përcëlluese, shkencëtarët fusin brenda metale të ndryshme, qeramikë, tela, rrjeta e pajisje elektronike, për të kuptua se çfarë do të ndodhte sikur njerëzit të dërgonin robotë atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA