Alket Rizai përfshihet në përplasje me armë në Greqi, policia vihet në kërkim të tij. Si arriti të dilte nga burgu
Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993. Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë.
Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.
Por rreth 10 vite më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra. “Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur.”
As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës. Ata janë ankuar për makinën e saj të pistë dhe policia është përpjekur t’ia largojë, edhe pse e kishte pasur të parkuar në mënyrë të ligjshme.
Top Channel