Nëse “Titaniku” ishte një anije që konsiderohej e pambytshme, “Titanik II” është një ide e parezistueshme.

Gjashtë vite pasi manjati australian i minierave, Clive Palmer tha se do të ndërtonte një kopje të Titanikut, e 3 vite pasi ai i pezulloi punimet për projektin për shkak të problemeve me paratë, Palmer ka bërë të ditur se puna do të rifillojë.

Ndërtimi i anijes, që do të ketë të njëjtin dizajn të brendshëm dhe modelim kabinash, si ajo origjinale, bashkë me sallën e vallëzimit dhe banjot turke, ka qenë një ëndërr e hershme e Palmerit, një biznesmen australian dhe politikan konservator.

Muajin e kaluar, ai njoftoi se puna do të rifillonte dhe se, pasi të bëhej gati, anija do të bënte të njëjtin udhëtim përurues me Titanikun origjinal.

“Anija do të bëjë udhëtimin origjinal, do të mbajë pasagjerë nga Southampton në Nju Jork, por ajo edhe do t’i bjerë rrotull globit duke frymëzuar njerëzit, ndërsa do të tërheqë një vëmendje që nuk mund të ketë rivalë, intriga dhe mister në çdo port që do të vizitojë”, tha ai.

“Miliona vetë kanë ëndërruar të udhëtojnë me të, ta shohin atë në port dhe të përjetojë madhështinë e saj unike. Titanik II do të jetë anija ku ato ëndrra do të bëhen realitet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA