Prokurorët pyesin Taulant Ballën për “Babalen”. Balla kallëzon Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

18/10/2018 09:22

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë versionin e tij në lidhje me hetimet për videon “Babale 2”, që ka lidhje me video-përgjimin e realizuar me Fredi Alizotin, i cili është aktualisht në burg.

Deputeti socialist ka mohuar të ketë takuar Fredi Alizotin. Balla qëndroi 45 minuta para prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe pasi doli nga prokuroria, ai dha këtë deklaratë për mediat: “Në vijim të përpjekjes për të zbardhur morinë e shpifjeve, unë isha sot këtu për deklarimet që sqarojnë shpifjet e hedhura ndaj meje. Deklarova që shtetasin Alizoti nuk e kam takuar dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me mua. Unë kam bërë edhe kallëzim penal për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim dhe për shpifje për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA