Rockstar Games, kompania që ka prodhuar një nga lojërat më të suksesshme në histori, “Grand Theft Auto”, ka ngritur padi në gjykatën australiane kundër pesë lojtarëve që kishin futur një program në sistemin “Online” të lojës, që u mundësonte të bënin mashtrime.

Pjesa “online” e GTA 5 mund të luhet falas nga kushdo që ka blerë lojën e plotë. Ata që duan të kenë më shumë armatime, apartamente luksi, makina e mjete fluturuese më të shpejta, (në lojë, sigurisht), duhet të paguajnë parà të vërteta që t’i marrin pa u munduar. Këto kushtojnë nga 2.5 deri në 75 euro.

“Paratë” që shpenzohen brenda lojës për të blerë armatime, makina, apartamente e biznese, blihen me para të vërteta.

Por programi “pirat” u jepte lojtarëve pafundësi municionesh e parash, si dhe mundësi për t’u zhvendosur në cilën pikë të hartës që të dëshironin, (teleport). Kështu fitonin përparësi ndaj të tjerëve që kishin shpenzuar.

Gjykata e ka pranuar padinë dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë hyrë me forcë nëpër shtëpitë e australianëve “hileqarë”. Atyre u janë sekuestruar kompjuterët e janë marrë për t’u sjellë para drejtësisë.

Loja “GTA V” ka dalë në treg në vitin 2013, por vazhdon të mbetet nga më të luajturat edhe sot. Disa modifikime më të fundit që i janë bërë versionit PC, e bëjnë qytetin e Los Anxhelosit (që imitohet në lojë me emrin Los Santos) të duket edhe më real.

FOTO GALERI
13/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA