Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të niset me urgjencë drejt Arabisë Saudite.

Shkak është bërë zhdukja e gazetarit arab Jamal Khashoggi, i cili jetonte si azilant në Turqi, pasi ishte një kritik i vazhdueshëm i politikave saudite.

Ky i fundit kishte shkuar në konsullatën e Arabisë Saudite, për të marrë një certifikatë martese, por ishte zhdukur më pas në mënyrë të çuditshme.

Turqia akuzon pikërisht Arabinë Saudite si të përfshirë në zhdukjen e gazetarit, ndërsa pasditen e të hënës autoritetet turke u futën edhe në konsullatën e Stambollit, për të eksploruar nga afër situatën.

Edhe liderë të ndryshëm perëndimorë, veçanërisht ata të SHBA-ve, kanë paralajmëruar sanksione të rënda ndaj Arabisë Saudite, nëse provohet përfshirja e saj në zhdukjen e gazetarit Khashoggi.

“Pompeo do të niset menjëherë drejt Arabisë Saudite, dhe nëse është e nevojshme, do të shkojë edhe në shtete të tjera, pasi ne duam të dimë të vërtetën për zhdukjen e Khashoggit. Për këtë kam folur edhe personalisht me Mbretin Salman”, deklaroi Trump në një takim me gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA