Vijnë gangsterët e MS-13 në lagje, milionerët porosisin “dhoma paniku”

13/10/2018 21:20

Hamptons është një zonë pasanikësh në Long Island të Nju Jorkut, kryesisht me vila pushimi për milionerë.

Në prill të 2018, policia arrestoi disa anëtarë të bandës famëkeqe MS-13. Një vit më parë u gjetën katër kufoma të masakruara fare pranë, që mendohet se kanë lidhje me bandën. Kjo ka bërë që milionerët e zonës të bëhen paranojakë.

MS-13 (Mara Salvatrucha) është një nga bandat më të frikshme në SHBA, me origjinë nga Los Anxhelosi. Banda ishte fillimisht me emigrantë nga El Salvadori, por tani është përhapur në të gjithë SHBA-në. Kohët e fundit kanë qenë shumë aktivë pikërisht në Long Island.

Një prej milionerëve, John Catsimatidis, thotë që ka arritur në atë pikë sa fle natën me një automatik pranë shtratit. Një tjetër thotë se ka ndërtuar një dhomë të blinduar, me xhama antiplumb.

Ky panik i ka shkuar për shtat biznesmenëve si Gary Blum, presidenti i një kompanie që merret me dyer dhe dritare të blinduara për mjedise luksoze. Dhe produktet e tij nuk janë lirë. Një dritare e vetme antiplumb kushton 6000 dollarë.

Sipas tij, milionerët kanë kërkuar “dhoma paniku”, praktikisht “bunkerë” luksozë nëpër vila, dhoma të blinduara e të armatosura.

FOTO GALERI
4/13
John Catsimatidis, një biznesmen i shquar në Nju Jork, thotë se fle me një armë te koka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA