“Makina që shkaktoi vdekjen tragjike të 20 personave nuk e kishte kaluar kontrollin teknik dhe nuk duhej të ishte në rrugë, dhe shoferi nuk kishte patentë përkatëse”.

Këto janë fjalët që tha për gazetarët guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në lidhje me tragjedinë që tronditi qytetin amerikan këtë fundjavë.

Limuzina, e cila ishte duke transportuar dasmorë, u përplas me një automjet tjetër pasi u fut me shpejtësi të lartë në një kryqëzim me tabelën “stop”.

Shumë prej viktimave ishin familjarë. Mes tyre ishin katër motra, të katërta të vdekura bashkë me bashkëshortët.

 

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA