“Izraeli s’duhet të përplaset me Turqinë”, ish-kryeministri Ehud Barak: Netanyahu ka dalë nga binarët! 20/08 13:09
“Makina që shkaktoi vdekjen tragjike të 20 personave nuk e kishte kaluar kontrollin teknik dhe nuk duhej të ishte në rrugë, dhe shoferi nuk kishte patentë përkatëse”.
Këto janë fjalët që tha për gazetarët guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në lidhje me tragjedinë që tronditi qytetin amerikan këtë fundjavë.
Limuzina, e cila ishte duke transportuar dasmorë, u përplas me një automjet tjetër pasi u fut me shpejtësi të lartë në një kryqëzim me tabelën “stop”.
Shumë prej viktimave ishin familjarë. Mes tyre ishin katër motra, të katërta të vdekura bashkë me bashkëshortët.
Top Channel