Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote Prishtina është mbushur me tubues të mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të mbështetur nismën e lëvizjes Vetëvendosje, organizatorja e protestës masive kundër korrigjimit të kufijve.
Tubimit i janë bashkuar edhe punëtorë të minierës së Trepçës, të cilët marshuan drejt kryeqytetit me flamuj në duar. Reagimi ndaj thirrjes së Vetëvendosjes, ka qenë i madh.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërkohë ndodhet në veri të Mitrovicës. Kosovapress thotë se kreu i shtetit është atje prej disa orësh e pritet të mbajë një fjalim.
Masa të shtuara janë marrë për sigurinë e tij, përfshirë dhe praninë e njësisë speciale ROSU. Pikërisht ndaj kësaj prezence ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Mediat serbe raportojnë se ai i ka kërkuar ushtrisë të vendoset në gatishmëri të lartë për shkak se ROSU gjendet në Ujman. Sondazhet më të fundit ndërkohë tregojnë se 77,6% e qytetarëve të Kosovës janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, e madje atë nuk e mbështesin as serbët dhe pakicat e tjera në vend.
Pakënaqësia e qytetarëve sipas raportit është shprehur edhe në mënyrën sesi Presidenti Thaçi, po drejton procesin e bisedimeve dhe po ashtu edhe qëndrimi o mbajtur prej opozitës.
Top Channel