Më shumë se 600 njerëz totalisht të zhveshur për të mirëpritur ekuinoksin e vjeshtës, këtë të diel, duke hyrë në ujërat e ftohta të Detit të Veriut.

Organizatorët e “North East Skinny Dip” thanë se eventi, në Druridge Bay në Northumberland të Anglisë, pati pjesëmarrjen më të madhe në histori të dielën, me më tepër se 200 persona më shumë se një vit më parë.

Me qindra njerëz marrin pjesë në ritualin e përvitshëm për të mbledhur mijëra paund për “Mind”, shoqatë bamirësie për shëndetin mendor.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel