Teatri, Rama: Opozita përpjekje hipokrite, Basha privatizoi “Metropolin”

20/09/2018 12:20

Kryeministri Rama, në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte, u shpreh se opozita po bën një përpjekje hipokrite për të mbrojtur Teatrin.

“Këtu më nxori një shkresë e Florion Mimës që ia dërgon Lulzim Bashës kur ishte kryetar i Bashësië, kërkoi privatizimin e teatrit Metropol, në llogari të deputetit Astrit Veliaj. Kërkuan privatizimin për të ndërtuar pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi. Estrada është domen ekskluzive e PD dhe e drejta legjitime e Bashës, e Mimës, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli që ballafaqojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ajo godinë nuk mund të quhet teatër dhe as monument kulture. Ne do ta kthejmë në një teatër më të bukur dhe më modern të rajonit. Ata kishin një teatër në dorë dhe e kthyen në objekt të skeçit të estradës së tyre. Ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe do t’i thyejmë të gjitha këto barriera që ngrihen mes nesh”, tha Rama.

Sa i përket mbledhjes së opozitës në Vlorë dhe akuzave të Bashës, Rama tha se kriminaliteti ka rënë në Vlorë dhe Basha vetëm gënjen. “Për këdo që ndjek shifrat, mjafton të shohë se si ishte situata e krimit në Vlorë 5 vite më parë dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është ditë më diell, por është ditë dhe jo natë”, tha Basha.

FOTO GALERI
2/3
Përgjigjia e Lulzim Bashës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA