
Grabitet pronari i një pike këmbimi në qytetin e Vlorës. Ngjarja e regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës në lagjen Bashkimi, ose siç edhe njihet ndryshe lagjja Çole.
Pronari i subjektit sapo ka dalë nga dyqani, së bashku me djalin e vogël dhe i është drejtuar makinës së tij, ndërsa persona ende të paidentifikuar i janë afruar duke e kërcënuar dhe goditur me sende të forta.
Autorët kanë arritur ti marrin çantën që mbante në sup,aty ku kishte edhe shumën e lekëve,që kishte marrë nga subjekti. Autorët pasi e kanë goditur,janë larguar duke përfituar nga errësira, ndërsa pronari i subjektit është vënë në ndjekje, teksa ka lajmëruar edhe policinë për ngjarjen.
Në kërkim janë vënë edhe blutë e Vlorës,ndërsa nuk dihet shuma që kanë arritur të grabisin autorët apo identiteti i tyre.
Top Channel