Uragani “Florence” prek tokën, zonat bregdetare nën ujë

14/09/2018 18:36

Uragani Florence ka prekur tokë në brigjet lindore amerikane, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, dhe nën kërcënimin e përmbytjeve katastrofike.

Qendra e stuhisë preku tokën në Urajtsvill Beach, në Karolinën e Veriut, me erëra që kapnin shpejtësinë e 150 km në orë. Ajo ka bërë që zonat bregdetare të zhyten nën ujë.

Me dhjetëra persona presin aktualisht të shpëtohen në qytetin Nju Bern. Urdhra evakuimi ishin lëshuar për më shumë se një milionë persona. Guvernatori i Karolinës së veriut tha se mbijetesa nga stuhia do të ishte një test për durimin, punën në grup dhe mirëkuptimin.

Stuhia tashmë na ka mbërritur por do të duhet të kalojmë disa ditë të vështira – tha Roy Cooper. Parashikuesit e motit thanë se Karolina e Veriut ka gjasa të përballet në vetëm tre ditë me sasinë e shiut që normalisht bie në të për plot tetë muaj.

Ndërkohë me mijëra e mijëra kilometra largësi, një tjetër tajfun i frikshëm po ecën drejt Filipineve. Më shumë se pesë milionë persona janë në trajektoren e super tajfunit Mangkhut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA